Derbi Tirana-Partizani, tifozët bardheblu marshojnë drejt stadiumit

03/10/2025 16:27

Sot në orën 19:0 në kryeqytet luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për raundin e gjashtë në Superligë.

Sikurse duket në video, tifozët bardheblu po marshojnë drejt stadiumit.

Te dy ekipet e kryeqytetit vijnë ne këtë derb të parë të këtij viti nga një start katastrofik të sezonit të ri, pasi mbajnë vendin e 8-të dhe të 10-të në klasifikim.

“Bardhëeblutë” e Tiranës ende nuk kanë gjetur fitoren për këtë sezon teksa në 5 ndeshje kanë arritur të grumbullojnë vetëm 2 pikë, ndërkohë “Demat e Kuq” të Partizanit kanë arritur të marrin 3 pikë vetëm një herë në 5 transferta dhe në total kanë grumbulluar vetëm 4 pikë nga 15 të mundshme.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” rruga “Xhorxh Bush”, rruga e “Elbasanit”, Ambasada e SHBA-së, kthim në rrugën “Dervish Hima”, kthim në rrugën “Sheh Ahmet Pazari” dhe t’i drejtohen tribunës “S” të stadiumit;

Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidencadhe më pas t’u drejtohen hyrjeve tek tribuna N dhe E e stadiumit.

Top Channel