Italia në playoff, Gattuso e ka bërë zgjedhjen për formacionin, asnjë surprizë pas stërvitjes së fundit nën reshjet e shiut
Më në fund Dinamo merr fitoren e parë për vitin 2026 në Kategorinë Superiore. Skuadra e Ilir Dajës iu imponua Vorës në fushnë e kësaj të fundit duke e mundur me përmbysje në rezultat 2-1.
Pas një pjese të parë të vakët që u mbyll me barazimin 0-0, historitë e kësaj ndeshjeje ndryshuan totalisht në 45 minutat e dyta.
Në minutën e 51, Vora zhbllokoi rezultatin në 1-0 me golin e Felipes, por Dinamo reagoi shumë shpejt dhe vetëm 120 sekondash lojë barazoi rezultatin në 1-1 me Malomon. Në minutën e 67 gjërat u ndërlikuan për Vorën që mbeti me 10 futbollistë pasi Vrapi u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë që u shndërrua në karton të kuq.
U mendua se kjo përballje po shkonte drejt barazimit, por në minutën e 94, Teixeira shënoi për Dinamon golin e përmbysjes së rezultatin 2-1 duke vulosur kështu këtë fitore të rëndësishme për skuadrën e tij. Pas kësaj ndeshjeje Dinamo shkon në kuotën e 39 pikëve duke qëndruar në vendin e 4-t, ndërsa Vora mbetet me 26 pikë në vendin e 7.
Top Channel