
Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Real Sociedadit me rezultatin 2-1 në kuadër të javës së 7-të të La Ligës, duke kaluar në krye të renditjes.
Heroi i mbrëmjes ishte Lamine Yamal, i cili u rikthye nga një dëmtim dhe bëri diferencën që në minutën e parë pas aktivizimit në pjesën e dytë. Vetëm një minutë pasi hyri në fushë (58′), Yamal asistoi për Robert Lewandowskin, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 59’.
Real Sociedad kaloi e para në avantazh me golin e Alvaro Odriozola në minutën e 31′, pas një aksioni nga Barrenetxea. Por përgjigjja e Barcelonës nuk vonoi – Jules Koundé barazoi rezultatin në minutën e 43’, me asist të Marcus Rashford.
Në pjesën e dytë, të besuarit e trajnerit katalanas treguan forcë dhe ritëm, me Yamal që shkëlqeu menjëherë pas rikthimit dhe tregoi pse është një nga talentet më premtues në botë.
Top Channel