“Shuplakë” e rëndë për Realin, Xabi Alonso merr humbjen e parë të sezonit në derbin kundër Atleticos

27/09/2025 18:28

Real Madrid pësoi humbjen e parë të sezonit në një ndeshje dramatike kundër rivalëve të qytetit, Atletico Madrid.

Në “Metropolitano”, vendasit triumfuan me rezultatin 5-2, duke i dhënë fund ecurisë perfekte të madrilenëve që deri tani kishin vetëm fitore në La Liga.

Pjesa e parë ishte e luftuar dhe u mbyll me shifrat 2-2, por në fraksionin e dytë Atletico dominoi plotësisht, duke shënuar tre herë dhe vulosur një fitore madhështore. Goli i pestë erdhi në minutën 90+4, duke i vënë vulën një performance të shkëlqyer nga vendasit.

Ky ishte një test i madh për Realin, që deri tani kishte qenë në krye me pikë të plota.
Humbja në derbi jo vetëm që ndikon në renditje, por edhe në moralin e skuadrës, që tashmë do të duhet të reagojë menjëherë në javët në vazhdim.

REZULTATI:

ATL. MADRID 5-2 REAL MADRID

Le Normand 14’, Sorloth 45+3’, Alvarez (P) 52’, 64’, Griezmann 90+4’ / Mbappe 25’,

Top Channel