
25/09 20:52
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka ndarë mbrëmjen e kaluar lajmin se është bërë nënë për herë të tretë, me një vajzë, lajm i cili shkaktoi reagime edhe te çiftet shqiptare.
Me një Instastory, moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother, Einxhel Shkira, ka reaguar me humor duke e pyetur publikisht partnerin e saj, Dagz, se kur do ta bëjnë edhe ata një vajzë.
“Ja dhe Riri e bëri gocën, po ne kur?”, shkroi Einxhel.
Çifti, i cili u bë i njohur pas romancës së tyre në Big Brother, tashmë janë prindër të dy djemve, por moderatorja, me reagimin e saj në rrjetet sociale, ka “thumbuar” partnerin për një vajzë.
Top Channel