Video/ Tjetër gol në kampionat, mesfushori i Kombëtares po shijon momentin e tij në Poloni

21/09/2025 19:35

Julian Shehu ka shënuar gol në Poloni, duke konfirmuar formën e tij të mirë me Uidzeu Lodz.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare realizoi golin në minutën e 27-të të takimit, duke shfrytëzuar një krosim perfekt në zonë.

Shehu kërceu mbi të gjithë për të goditur me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë, një gol që solli gëzim të madh në ekipin e tij. Pas golit, ai nuk e hoqi dorën nga tradita, duke festuar me shqiponjë, simbolin e Kombëtares shqiptare.

KLIKO KËTU PËR GOLIN!

Kjo ishte një tjetër paraqitje e shkëlqyer për Shehun, i cili këtë sezon ka shënuar tashmë tre gola dhe ka dhënë tre asiste për ekipin e tij.

Një paraqitje pozitive nga Shehu dhe shenjë tjetër e formës së tij të shkëlqyer, duke e bërë atë një lojtar kyç për Kombëtaren dhe klubin e tij.

Top Channel