Heqje e bllokadës detare, 300 miliardë $ investime amerikane në Iran dhe Republika Islamike heq dorë armët bërthamore, ja çfarë përmban pakti me SHBA Një sulm me raketë nga Jemeni drejt territorit izraelit ka rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme, duke sinjalizuar mundësinë e hapjes së një fronti të ri në konfliktin rajonal.
Sipas ushtrisë izraelite, raketa u lëshua nga zonat e kontrolluara nga rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, dhe u drejtua drejt jugut të Izraelit. Sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan menjëherë, ndërsa sirenat e alarmit u dëgjuan në qytetin e Beershevës dhe zonat përreth. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale.
Vetë Houthit konfirmuan sulmin disa orë më vonë, duke e cilësuar si kundërpërgjigje ndaj goditjeve izraelite në objektiva iraniane dhe në rajone të tjera si Libani, Iraku dhe Bregu Perëndimor.
Ata paralajmëruan se operacionet do të vazhdojnë deri në arritjen e objektivave të tyre. Zhvillimi vjen në një moment kur Irani ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë veprime në Ngushticën strategjike Bab al-Mandab, një korridor jetik për tregtinë globale që lidh Detin e Kuq me Oqeanin Indian.
Ekspertët paralajmërojnë se përfshirja aktive e Houthive mund të thellojë krizën, duke rritur rrezikun për tregtinë ndërkombëtare dhe furnizimin me naftë, ndërsa konflikti po merr gjithnjë e më shumë dimensione rajonale dhe globale.
Top Channel