
Superiorja ka mbyllur javën e saj të katërt me dy ndeshjet e luajtura këtë të diel në orën 16:00.
Dinamo e Ilir Dajës duket se ka harruar të fitojë, me Blutë që barazuan pa gola kundër Bylisit. Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për të shënuar, teksa ballshiotët pësuan inferioritet numerik pas daljes me karton të kuq të Peraltas në minutën e 68’, por sërish “Nëndetësja” nuk arriti të gjente golin.
Në takimin tjetër, Vora debutuese mori një fitore tepër të rëndësishme kundër Flamurtarit me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Luis Felipe me anë të një 11-metërshi në minutën e 12’.
Kështu Vora ngjitet momentalisht në vendin e dytë të renditjes me 7 pikë. Dinamo numëron vetëm 4 pikë pas 4 ndeshjeve, duke u pozicionuar në vendin e 6-të. Bylisi renditet e 8-ta me 3 pikë, ndërsa Flamurtari në vend të parafundit me 2 pikë.
REZULTATET:
DINAMO 0-0 BYLIS
VORA 1-0 FLAMURTARI
Luiz Felipe 12’ (P)
RENDITJA:
Top Channel