Dramë në minutën e fundit, Teuta shënon një gol në momentet finale të takimit dhe i heq fitoren nga “duart” Vllaznisë

21/09/2025 21:04

Teuta-Vllaznia ka mbyllur javën e katërt të Supreiores, e cvila përfundoi në një barazim 1-1 në frymën e fundit.

Takimi i luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit nisi me ritëm të lartë, teksa goli i vetëm u shënua nga Mala në minutën e 24’ të sfidës.

Durrsakët u munduan të barazonin, por ekipi i Edi Martinit u mbrojt mjaft mirë, teksa dy minuta nga fundi, Gurishta u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin e tij me 10 lojtarë.

Në fund, ishte , i cili shënoi golin për të marrë një barazim të rëndësishëm përballë një prej pretendentëve për titull.

Kështu Vllaznia ngjitet sërish e dyta në renditje me 7 pikë, ndërsa Teuta vijon të qëndrojë në vendin e pestë me 6 pikë, ende pa asnjë humbje.

REZULTATI:

TEUTA 1-1 VLLAZNIA

Beshiraj 90+6′ / Mala 24’

RENDITJA:

Top Channel