
Dasma e djalit të Jozefina Topallit, e cila u mbajt këtë fundjavë në Itali është bërë shpejt virale në rrjetet sociale.
Lumë komentesh dhe urimesh janë drejtuar në adresën e Instagramit të ish-kryeparlamentares, e cila ka publikuar foton e të birit dhe nuses në ditën e ceremonisë.
“Në Bazilikën e Shën Marisë të Altarit të Qiejve, në Romë, Genari dhe Cindy kurorëzuan dashurinë e tyre. Si nënë, ky ishte një moment i paharrueshëm, plot emocion e mirënjohje. Uroj që martesa e tyre të jetë gjithmonë e mbushur me dashuri, respekt e bekim nga Zoti”, shkruan Topalli.
Por ka pasur edhe shumë komete që kanë vënë në dukje luksin e kësaj dasme, madje duke aluduar edhe shifrën që ka kushtuar i gjithë organizimi.
Një prej komentuesve madje i bën thirrje ministrisë së Drejtësisë që të nise hetimet për paratë e shpenzuara në këtë dasmë, që sipas tij kap shifrat e 500 mijë eurove.
“Ministria e Drejtesise, bëni verifikimet se nuk ka kuptim te besh dasme 500 mije euro”, shkruan komentuesi.
“Si nuk te vjen zor nuk ke seder fare para ne populli te varfer qe cdo dit rinia merr arratine hajdutet pa pik meshire hellin vadhe me para te vjellura”, shkruan një komentues.
“Sa ka kushtuar valle kjo dasme? Me leket e kujt?”, shkruan një tjetër.
“Sa lluks i shfrenuar, çifti te trashëgohet, por shume e tepër cdo gje”, është një tjetër komente.
Ndërkohë Topalli, nuk i është përgjigjur asnjë prej komenteve.
Top Channel