Top 10 futbollistët më të vlefshëm në histori: Yamal në krye, Messi dhe Mbappe në listën elitare Pacientët me diabet të cilët janë prekur nga retinopatia diabetike dhe edema makulare dhe që rrezikojnë të humbin shikimin, tani do të përfitojnë injeksionin që i mbron nga verbimi aq sa e kërkon protokolli mjekësor, dhe jo më vetëm për një vit, ndërkohë që sëmundja avanconte.
Ky injeksion ofrohet falas në shërbimin e okulistikës në QSUT, aq sa ka nevojë pacienti.
“Është e pesta gjilpërë që po bëj për të luftuar infeksionin në retinën e syrit”, shprehet një qytetare nga Korça.
Ka qenë një letër drejtuar kryeministrit dhe ministres së Shëndetësisë nga Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, si dhe Shoqata e të Verbërve, që kanë kërkuar vazhdimin e trajtimit.
“Ne kërkojmë përfshirjen e gjilpërës intravitreale në listën e rimbursimit pa kufizime kohore për të gjithë pacientët që rrezikojnë të humbasin shikimin. Ky trajtim nuk është luks, por një domosdoshmëri për të shmangur verbimin e parandalueshëm”, thuhet në letër.
Mjekët okulistë në QSUT e konsiderojnë arritje këtë vendim për zgjatjen e kohës së rimbursimit dhe mosndërprerjen e trajtimit për pacientët.
“Është një injeksion që i zgjat pamjen e syrit pacientëve diabetikë. Më përpara kishin rimbursim vetëm për një vit. Pas një viti, nëse kishin nevojë, pacientët nuk mund ta merrnin dot, sepse janë trajtime të shtrenjta. Tani u zgjidh, pacientët mund ta vazhdojnë trajtimin edhe për një vit apo dy vite të tjera, sipas nevojës së secilit pacient”, shprehet Ermal Simaku, mjek okulist në QSUT.
Top Channel