
Drita ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë kundër Differdange në “play-off”, duke u kualifikuar kështu për herë të parë në fazën e ligës së Conference League.
Pas fitores së parë në Prishtinë me rezultatin 2-1, skuadra e Zekerija Ramadanit bëri detyrën edhe në Luksemburg.
Vendasit u ndëshkuan që në minutën e 3’ me një karton të kuq, duke ia bërë gjërat më të lehta kampionëve të Kosovës.
Në minutën e 62’, ishte Besnik Krasniqi, i cili arriti në mënyrë të shkëlqyer të kthente në gol një 11-metërsh dhe duke hedhur hapin e sigurt drejt fazës së ligës.
Minutat e mbetura u menaxhuan mjaft mirë nga ekipi shqiptar, i cili mori fitoren me rezultatin e përgjithshëm që shënonte 3-1 për të besuarit e Ramadanit.
Kështu, Drita arrin për herë të parë një kualifikim historik në një kompeticon europian, teksa të premten e 29 gushtit do të mësojë dhe 6 kundërshtarët me të cilët do të ndeshet në Conference League.
REZULTATI:
DIFFERDANGE 0-1 DRITA
Krasniqi (P) 62’
Top Channel