Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne 18/10 08:03
FBI-ja kreu një kontroll të autorizuar nga gjykata në shtëpinë e ish- këshilltarit të Donald Trump, John Bolton si pjesë e një hetimi të sigurisë kombëtare.
CNN shkruan se FBI-ja u pa duke folur me një person në verandën e shtëpisë dhe të paktën katër deri në gjashtë agjentë u panë duke hyrë brenda.
Në një postim në mediat sociale, drejtori i FBI-së, Kash Patel, shkroi se agjentët ishin “në mision”, por nuk ishte e qartë nëse ai po i referohej kërkimit.
“ASKUSH nuk është mbi ligjin… Agjentë të FBI-së në mision”, shkroi Patel.
FBI-ja nuk pranoi të komentojë mbi kërkimin.
Top Channel