
23/07 19:19
Milani është mposhtur në miqësoren e parë në fazën përgatitore përpara sezonit të ri, duke humbur 1-0 nga Arsenali.
Sfida e luajtur në Kallang të Singaporit dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb, u dominua nga “Topçinjtë”, të cilët ishin dukshëm superior ndaj kuqezinjve të Allegrit.
Goli i vetëm erdhi nga Bukayo Saka, i cili kaloi në avantazh ekipin e Artetës në minutën e 53’.
Testi i radhës për Milanin do të jetë kundër Liverpool-it pas tre ditësh në Hong Kong, ndërsa Arsenali pas katër ditësh, po në Kallang do të luajë me Newcastle.
REZULTATI:
ARSENAL 1-0 MILAN
Saka 53’
GOLI I BUKAYO SAKA (VIDEO)
Top Channel