Super Shkëndija, skuadra shqiptare fiton me 10 lojtarë përballë kampionëve të Rumanisë dhe i afrohet kualifikimit historik në Europë

22/07/2025 21:56

Shkëndija ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e parë të turit të dytë të Champions League.

Skuadra shqiptare nga Tetova arriti të triumfonte 1-0 përballë FCSB në ndeshjen e parë të luajtur në Shkup, falë një goli të Webster në minutën e 65’.

Pas 5 minutash, gjërat u përkeqësuan për ekipin e drejtuar nga Beqiri, pasi Qata u ndëshkua me karton të kuq.

Por, çdo gjë u balancua në fushë pasi lojtari i miqve, Tanase, gjithashtu u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu Shkëndija është një hap larg turit të tretë, teksa shanset për kualifikim do i luajë pas një jave në Bukuresht.

Nëse arrin të kalojë më tej, atëherë kuqezinjtë nga Tetova do të sigurojnë automatikisht kualifikimin në Conference League dhe një biletë në fazën “play off” të Europa League.

Top Channel