
Më pak se një muaj nga aksidentit tragjik që i mori jetën sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, bashkëshortja e tij Rute Cardoso ka ndarë një homazh prekës në rrjetet sociale.
Ajo postoi tri foto nga dita e dasmës së tyre, të cilat i shoqëroi me mesazhin: “1 muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’. Përgjithmonë, vajza jote e bardhë.”
View this post on Instagram
Çifti u martua vetëm 11 ditë para aksidentit fatal në Spanjë, ku Jota dhe vëllai i tij, André Silva, humbën jetën pasi makina e tyre doli nga rruga dhe mori flakë. Jota, 28 vjeç, ishte nisur për në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa vetëm pak orë më parë kishte drekuar me familjen në një resort në Portugali.
Lajmi tronditi botën e futbollit. Mijëra tifozë dhe kolegë shprehën ngushëllime, ndërsa Liverpool-i nderoi kujtimin e tij duke tërhequr fanellën me numrin 20 dhe duke organizuar një miqësore emocionale në nder të tij. Para fillimit të ndeshjes, stadiumi u mbush me tingujt e “You’ll Never Walk Alone” dhe një minutë heshtje u mbajt për Jotën dhe të vëllanë.
Diogo Jota la pas bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, ndërsa kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat e fansave dhe miqve në mbarë botën.
Top Channel