
Mes spekulimeve të shumta për një rikthim të mundshëm në Turqi, mesfushori turk Hakan Calhanoglu do të vazhdojë të luajë me Interin në Serie A edhe sezonin e ardhshëm.
Lajmin e konfirmoi agjenti i tij, Gordon Stipic, në një intervistë për TRT Spor.
“Hakan do të jetë te Interi edhe vitin tjetër. Akuzat janë të pabaza. Nuk kemi pasur kurrë asnjë takim me Galatasarayn dhe ai është i lumtur në Milano,” u shpreh Stipic.
Agjenti hodhi poshtë edhe raportimet për bisedime me Fenerbahçen apo ndonjë klub tjetër turk, duke nënvizuar se “diskutimet me Interin do të zhvillohen pas pushimeve.”
Pavarësisht se Calhanoglu e ka mbështetur Galatasarayn që në fëmijëri, Stipic theksoi se “të gjithë lojtarët do të donin të përfaqësonin ngjyrat e ekipit të tyre të zemrës, por nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete. Sipas informacionit tim, ata kanë plane të tjera.”
Calhanoglu ishte një nga pikat kyçe të Interit në sezonin e fundit, duke kontribuar ndjeshëm në titullin kampion të fituar nga zikaltrit në Serie A.
Top Channel