Rinumërimi në Tiranë/ Alimehmeti nga PD dhe Ervin Hoxha nga PS me numrin më të madh të votave të padrejta, Metës i hiqen 62 vota

25/06/2025 12:20

Rinumërimi i votave në Tiranë ka zbuluar edhe trafikimin e fletëve të votimit brenda listës preferenciale të kandidatëve.

Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë.

Por ajo që rezulton deri më tani nga rinumërimi është fakti që Alimehmeti në procesverbal rezulton të ketë 90  vota më shumë se çfarë kishte realisht në kuti. Ai rezulton me numrin më të madh të votave të padrejta nga lista e opozitës.

Në radhët e demokratëve, kandidatët me më shumë vota në procesverbal se në kuti janë Petrit Gjorgji me 35 vota, Myslym Murrizi me 51 vota, Kreshnik Çollaku me 34 vota dhe Ilir Metaj me 63 vota.

Ndërkohë që rivalja e Alimehmetit për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku ka 64 vota më shumë në procesverbal, sesa në kuti.

Kandidatët demokratë më të “persekutuar” në numërimin e parë kanë qenë Salvador Kaçaj me -34 vota, Arjan Hoxha me -17  vota, dhe Asllan Dogjani -17.

Sa i përket Partisë Socialiste, ministri Ervin Hoxha ka 255 vota më shumë, Xhemal Qefalia ka 128 vota më shumë, ministri Blendi Gonxhja 104, kandidatja për deputete Kejsi Elezi me 112, Fatmir Xhafaj rezultojnë me 131 vota më shumë në procesverbalë se sa kishin në kutinë e votimit dhe Erion Braçe me 142 vota plus.

Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes, ndonëse Gjylametit i shtohen 22 vota, ndërsa Xhaçkës i hiqen 45.

Nga kandidatët e PS-së, më i “persekutuari” nga numëruesit deri tani rezulton Etjen Xhafaj -33.

FOTO GALERI
2/6
Kandidatët e koalicionit PD - ASHM

Top Channel