1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë
Ish-ministri Ylli Manjani, i ftuar në Top Story me Grida Dumën, ka folur në lidhje me akuzat e reja të publikuara për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni.
Ai shprehet se SHISH është një institucion parazit, teksa shtron se SPAK sa herë ankohen të akuzuarit, rëndon akuzat dhe i vendos në situatë më të vështirë me drejtësinë.
Manjani: “Nuk mendoj se SHIK është kaq i rëndësishëm, është një institucion parazit. Ka atë hijen e sigurimit të shtetit, por… Jua them si qytetar, por edhe si përdorues i informacioneve, që janë sa për të qenë.
Mesa di bëhet fjalë për transferta bankare nga një kompani në një tjetër. Por duhet të ketë një lidhje logjike. Me një kategori prokurorësh në SPAK ndodh që nëse një i akuzuar ankohet për masën e sigurisë, i rëndojnë situatën. Sa herë ankohej Veliaj, i nxirrnin menjëherë një përgjim.
Sapo ankohesh, këta të rëndëojnë pozitën që të të vijë mendja vërdallë. Sa më shumë publike të bëhet çështja me burime nga SPAK, aq më e dobët është çështja”.
Top Channel