
21/06 21:51
Një fotografi e Princit të Uellsit me disa miq të ri në familjen mbretërore është publikuar për të shënuar ditëlindjen e tij të 43-të.
William shfaqet duke mbajtur në dorë një nga katër këlyshët e lindur nga Orla, qenushi koker spaniel i zi i familjes, në foton e bërë nga Princesha e Uellsit në Windsor në fillim të këtij muaji.
Mesazhi ishte nënshkruar nga Kate, tre fëmijët e çiftit, George, Charlotte dhe Louis, dhe një emoji me gjurmë putrash.
“Gëzuar ditëlindjen! Me dashuri C, G, C, L, Orla dhe këlyshët!”, shkruhej në postim.
Top Channel