Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Starship 36, një nga anijet kozmike gjigante të SpaceX me të cilën Elon Musk aspiron – ndër të tjera – të “pushtojë” Marsin, shpërtheu të mërkurën vonë në mbrëmje gjatë një prove rutinë në qendrën e kompanisë në Starbase, Teksas.
Incidenti, i cili ndodhi pak para një prove statike të planifikuar, shkaktoi shkatërrimin e anijes kozmike dhe ndoshta dëmtime në infrastrukturën përreth, pa shkaktuar fatmirësisht lëndime.
Të mërkurën në mbrëmje, pak para orës 23:00 (ora lokale), SpaceX ishte në fazën e fundit për provën statike që është një fazë përgatitore për fluturimin e 10-të të Starship, kur ndodhi një shpërthim i fuqishëm në vendin e testimit Massey.
Sipas analistëve, shpërthimi ndodhi rreth 30 minuta pasi filloi ngarkimi i lëndës shtytëse dhe para se të aktivizohej testi statik, në të cilin motorët ndizen pa u nisur automjeti.
BREAKING: SpaceX Starship explodes during static fire test pic.twitter.com/ChTSKp3KIO
— BNO News (@BNONews) June 19, 2025
Kompania njoftoi se rreth vendit të ngjarjes ishte krijuar një zonë sigurie dhe siguroi se i gjithë personeli ishte i sigurt. “Nuk ka rreziqe për banorët e zonave përreth”, tha SpaceX, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg ndërsa procedurat e sigurisë janë në vazhdim.
On Wednesday, June 18 at approximately 11 p.m. CT, the Starship preparing for the tenth flight test experienced a major anomaly while on a test stand at Starbase. A safety clear area around the site was maintained throughout the operation and all personnel are safe and accounted…
— SpaceX (@SpaceX) June 19, 2025
Dy orë pas shpërthimit, zjarri në vend mbeti aktiv. Kamerat e NASASpaceflight transmetuan imazhe të drejtpërdrejta të flakëve dhe mobilizimin e forcave të zjarrfikësve. Rreth 90 minuta pas shpërthimit, SpaceX lëshoi një deklaratë zyrtare nëpërmjet X (ish Twitter): “Të mërkurën, më 18 qershor, afërsisht në orën 23:00 sipas orës CT, Starship, duke u përgatitur për fluturimin e saj të 10-të provë, përjetoi një anomali serioze ndërsa ishte në shtratin e provës në Starbase. Një zonë sigurie u vendos dhe i gjithë personeli është i sigurt dhe i llogaritur. Ekipi ynë po punon për të menaxhuar në mënyrë të sigurt vendin, në koordinim me autoritetet lokale.”
Shkaku i shpërthimit dhe shkalla e dëmit nuk janë sqaruar ende, por incidenti vjen pas shpërthimeve të mëparshme gjatë fluturimeve të 7-ta, 8-ta dhe 9-ta provë të Starship në vitin 2024, duke përforcuar shqetësimet në lidhje me besueshmërinë e përgjithshme të programit. Testi përfshinte anijen kozmike V2 Starship, e cila, sipas Elon Musk, ka një kapacitet më të madh karburanti, masë të reduktuar dhe besueshmëri të rritur. Në të njëjtën kohë, SpaceX ka njoftuar se po përgatit versionin e tretë (V3), duke synuar të jetë në gjendje të lëshohet çdo javë në vitin 2026.
Top Channel