Ambasadori i Shqipërisë në Shkup pret yllin e Kombëtares: I lindur në Maqedoni e Veriut dhe fanellën kuq e zi në zemër

12/06/2025 15:05

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka ndarë një foto me yllin e Kombëtares, Nedim Bajramin.

Në foto diplomati shqiptar ka pozuar së bashku me Bajramin duke bërë shqiponjën dykrenare me duar dhe ka shkruar: “Me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe fanellën kuqezi në zemër, Nedimi është simbol i përkushtimit, karakterit dhe sportivitetit që na bën të gjithëve krenarë.”

Postimi i plotë:

Sot në Ambasadë pata kënaqësinë të pres me përzemërsi Nedim Bajramin, një djalë shembullor, brenda dhe jashtë fushës.

Me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe fanellën kuqezi në zemër 🇦🇱, Nedim është simbol i përkushtimit, karakterit dhe sportivitetit që na bën të gjithëve krenarë.

Jo gjithmonë na vlerësojnë si më të mirët, por më të mirë se ne… nuk ka

Respekt për çdo hap tëndin, kampion!

Top Channel