Japonia dërgon delegacion në Groenlandë për metale të rralla, rritet gara globale për burimet strategjike
Mirlind Daku pritet të ndryshojë skuadër gjatë afatit kalimtar të verës, por jo edhe kampionat.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare është shumë pranë një kalimi te skuadra ruse Zenit St. Petersburg.
Me zhvillimet e fundit të merkatos, raportohet se klubi i njohur rus ka ofruar 4.5 milionë euro për kartonin e lojtarit, ofertë që pritet të pranohet nga Rubin Kazan, ekipi aktual i Dakut.
Daku ka pasur një ndikim të madh në elitën e futbollit rus këtë sezon, duke u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat. Forma e tij e shkëlqyer ka tërhequr vëmendjen e Zenitit, që kërkon të përforcojë repartin ofensiv.
Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe nuk ndodhin ndryshime në minutat e fundit, Daku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore ditën e diel. Kalimi i tij te kampionët e shumëfishtë të Rusisë do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e 26-vjeçarit.
Top Channel