
Shqiptari Seb Ponari vendosi të përshkruajë me vrap rrugën nga Cambridge drejt Tropojës.
Distancën prej 2,750 kilometrash, shqiptari vendosi ta përshkruajë në harkun kohor të 40 ditëve.
Rrugëtimi i tij ka nisur që prej 10 majit dhe synimi i tij është të prekë tokën shqiptare.
Në një lidhje live për “Shqipëria Live” ai tha se pasi të përfundojë këtë sfidë, ka një fazë të dytë të saj.
“Pas vrapit bëj paqe me veten se trupi është në dhimbje, bëj meditim, dush, haj darkë dhe mundohem të qetësohem dhe të fle gjumë, trupi është në dhimbje se 10 orë, kam pas edhe 14 orë në ditë, mbrëmë më ka zënë gjumi në dy të natës dhe jam çuar në 6:30.
I gjithë rrugëtimi është regjistruar, është me aplikacion. Nga Cambridge në datën 10 maj dhe deri tani. Kam një fazë të dytë të kësaj sfide, dëshira ime është që të shkoj deri në Ksamil dhe të bëja pushime dhe disa plazhe. Dua të bëj plazh nja një javë e një ditë. Do të iki në Fiji me pushime. Ka shumë njerëz që kanë ëndrra për të arrit dhe nuk po i besojnë”, tha ai për emisionin Shqipëria Live.
Top Channel