Bradley Cooper dhe Gigi Hadid shijojnë një mbrëmje në Paris, darkë me miqtë gjatë Javës së Modës
Aktori me famë botërore Orlando Bloom iu nënshtrua një trajtimi të diskutueshëm që ai pretendon se heq mikroplastikat dhe kimikatet toksike nga gjaku i tij .
Aktori 48-vjeçar dukej shumë i relaksuar dhe i lumtur ndërsa kryente këtë proces. “Faleminderit që me ndihmoni për të hequr mikroplastikat dhe kimikatet toksike nga gjaku im”, shkroi ai në mbishkrimin e fotos së ndarë në Instagram.
Klinikat ku ai ka kryer ketë proces pretendon të jenë “klinika e parë në botë që ofron këtë trajtim, i cili largon deri në 99% të mikroplastikës nga gjaku”.
Trajtimi zgjat dy orë dhe kushton 11,700 euro, sipas Daily Mail .
Megjithatë, shkencëtarët kanë shprehur skepticizëm në lidhje me pretendimet e klinikës në lidhje me procedurën, duke vënë në pikëpyetje ” mungesën e provave të besueshme për përfitimet dhe çmimin e saj”.
Gjatë trajtimit , gjaku merret nga krahu dhe ndahet në qeliza të kuqe të gjakut dhe plazmë. Plazma, sipas David Cohen, shpikësit të procesit, pastrohet nga “kimikatet e përjetshme, mikroplastikat, inflamacionet, helmet dhe toksinat” me një makinë, përpara se të përzihet përsëri me qelizat e kuqe të gjakut dhe të kthehet në trup.
Top Channel