Çmimet ulin konsumin e naftës, bien importet. Në prill u zhdoganuan 8.7 mijë ton karburant më pak, rritet konsumi i cigareve
27/05 20:16
12 mijë fermerë nga rajoni i Korçës kanë aplikuar për të përfituar nga skemat mbështetëse të bujqësisë.
Skema me më shumë aplikime është ajo e naftës ndërsa skema që kanë pasur interes kanë qenë edhe të blegtorisë dhe bletarisë.
Në ditën e fundit të aplikimeve fermerët kanë vijuar të dorëzojnë dokumentacionin për të përfituar nga skemat mbështetëse
Në përfundim të procesit të aplikimit, Drejtoria e bujqësisë do të vijojë me kontrollin administrativ dhe verifikimet në terren.
Për fermerët të cilët kanë mangësi ne dokumentacion, do të kërkohet plotësimi i tyre për të mos i përjashtuar nga mundësia e përfitimit të subvencionit në skemën ku ata kanë aplikuar.
Top Channel