Grabitje në pallatin historik në Itali, vidhen 26 ora xhepi prej ari të shekullit XVIII me vlerë 150 mijë euro
Në një dalje pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, Julia Ilirjani ka sqaruar deklaratën e bërë për Ramën gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa ka shtuar se çdo pushtetar i cili qëndron në pushtet për një kohë të gjatë, kthehet në diktator.
Me 384 vota si kandidati në listat e hapura, Julia pohoi se është falënderuese për ata që i kanë shkruar dhe se të gjithë ata që e shesin votën nuk meritojnë respekt.
E pyetur se sa ka harxhuar për fushatën zgjedhore, Julia u përgjigj: “Cingërrima”.
Një moment emocionues ishte ai kur Julia u përlot teksa kujtoi një nga fragmentet e punës në Amerikë si pastruese dhe një ditë kur u frikësua për të ardhmen.
“I thashë Renees boboh ngelëm pa punë, s’kemi ku hamë”, tregoi Julia. Më pas shtoi se përgjigja e vajzës ishte: “Mos u mërzit se unë ha në drekë në shkollë dhe gjysmën e ushqimit do të ta sjell ty”.
Ky kujtim shkaktoi emocione të fort atë Julia.
Top Channel