Foto/ “Nga yll i p*rnos në shërbëtore”, e dashura e ish-futbollistit të Arsenalit tregon: E pabesueshme se si…

18/05/2025 18:51

Ylli i filmave për të rritur, Teanna Trump, ka konfirmuar lidhjen e saj me ish-yllin e Arsenalit, Nicolas Pépé, i cili aktualisht luan për Villarreal në Spanjë.

Dyshja u shfaq për herë të parë bashkë në publik në fund të vitit të kaluar, kur Teanna ndau një foto nga një darkë me futbollistin, duke nxitur thashethemet për një romancë të mundshme.

Në atë kohë, Pépé kishte konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, influencerja franceze Fanny B, me të cilën ka dy fëmijë.

Tani, Trump ka zbuluar se po jeton me Pépé, duke shpërndarë një video në Snapchat ku shihej duke larë rrobat. Me humor, ajo shkruan: “E pabesueshme si e ndërrova punën kaq shpejt. Nga aktore porno, në shërbyese!”.

Në muajt e fundit, dyshja kanë hedhur shenja të qarta për lidhjen e tyre në rrjetet sociale. Trump është parë e veshur me fanellën e Villarrealit dhe duke qëndruar në tribunën VIP të stadiumit “Estadio de la Cerámica”.

Ajo madje ka ndarë momente me fëmijët e Pépé në rrjetet sociale, ndërsa vetë futbollisti ka zbuluar se imazhi i saj është në ekranin kryesor të telefonit të tij.

Teanna Trump, 29 vjeç, ka nisur karrierën në industrinë e filmave për të rritur në vitin 2014, në moshën 18-vjeçare. Ajo ka deklaruar se nuk ka punuar më për ndonjë kompani të madhe që prej marsit 2020 dhe tani fokusohet vetëm në përmbajtje vetjake në platformën OnlyFans. Me mbi 1.3 milion ndjekës në Instagram, ajo është kthyer në një personazh të njohur të rrjeteve sociale.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta