“Skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë vihet në pranga, 40-vjeçari nuk e kishte për herë të parë

10/05/2025 10:20

Zbardhen 6 vjedhje/tentativa për vjedhje të dyqaneve, të kryera gjatë muajit prill dhe maj. Identifikohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, i dyshuar si autori i tyre, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas provave të siguruara nga puna hetimore dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, finalizuan operacionin e koduar “Quick Response”.

Në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Ksamil, me precedent të mëparshëm penal.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta