
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në fushatën përmbyllëse të zgjedhjeve të 11 majit.
Ai iu drejtua me tone të ashpra opozitës, teksa nuk kurseu as ironitë për Sali Berishën dhe zgjedhjet e tij për fushatën.
“Mua ato grumbujt e kënetës më hoqën mallin e Lulit, ju kujtohet Luli në 2017 kur përhapte dritën e republikës së re. Në vend të shokut tim me pantallona verore ngjyrë bezhë si këngëtarë në përvjetorët e maturës ishte bufi me kapelën e Donald Trumpit. I kërrusur dhe i rrudhur si ai shtrigani i koncertit në vitin 36.
Me Latifin që kishte ardhur të përhapte tymin madhështor të magjisë që do të na shkatërronte të gjithëve ne dhe sot nuk do të ishim këtu fare. Dhe me syun e qimit të qunit për lajmin madhështor që do ta bënte oqeanin atlantik kos, por tanimë fushata mbaroi dhe në fushë do të hyjë sovrani, populli me votën e tij. Vazhdimin e dimë, bufi do ta falenderojë popullin për fitoren mbrëmjen e së dielës, pastaj do ta alarmojë për vjedhjen e votave drekën e të hënës dhe do ta thërrasë në revolucion pa kthim mëngjesin e së martës. Latifi do të iki andej nga erdhi, natyrisht më i pasur se sa erdhi.
Do harrohet edhe Latifi, njësoj si kapelja trampiste, që ia rrasi bufit në kokë, duke e bërë më qesharak se vetë Çim mjekër postiqja. Ne PS- do të marrim mandatin e 4 me të paktën 74 mandate dhe nuk do të humbim asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në BE…”, u shpreh Rama.
Top Channel