Sherri në mitingun e Berishës në Elbasan, si u plagos në kokë djali i Luçiano Boçit, transportohet në spital
08/05/2025 07:00
Djali i deputetit Luçiano Boçi ka mbetur i plagosur në kokë gjatë incidenteve në mitingun elektoral të PD në Elbasan një natë më parë.
Pas ngjarjes ai u transportua ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim. Sipas korrespodentes së Top Channel, Bruna Kërçyku, ai ka një çarje në kokë, por pa pasoja serioze.
Policia e Elbasanit po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Nga informacionet e deritanishme incidenti ka ndodhur për shkaqe banale mes militanteve të PD gjatë mitingut përmbyllës.
Top Channel