Tragjedi në Gjermani/ Kamioni del nga rruga, përplas për vdekje 29-vjeçaren shqiptare dhe djalin e saj 3-vjeçar 25/03 14:40
Pas fitores spektakolare të Interit ndaj Barcelonës me rezultatin 4-3, që i siguroi zikaltërve kualifikimin për në finalen e Champions League 2024/25, UEFA ka reaguar në rrjetin social X (ish-Twitter).
Institucioni më i lartë i futbollit evropian postoi një pyetje që ka ndezur debat mes tifozëve:
“A ishte kjo ndeshja më e bukur në historinë e Champions League?”
Spektakli, emocionet dhe kthesat dramatike në këtë sfidë historike kanë bërë që shumë fansa ta konsiderojnë këtë duel si një nga më të paharrueshmit e kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.
Top Channel