
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim përmbyllës elektoral në Lushnjë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mandati i katërt do të jetë një moment i rëndësishëm i transformimit të Lushnjës dhe Divjakës, në aspektin e krijimit të një baze të vërtetë ushqimore të vendit.
“Të dielën së bashku me të gjithë ata që s’do jenë dot në kutitë e votimit, port po i dërgojnë votat nga jashtë, do të bëni të mundur që nga numërimi i 11 majit të dalë fitorja më e bukur e PS. Ne kemi fituar në mënyrë të përsëritur këtu në Lushnjë, sikundër dhe në Divjakë. Kemi bërë gjithçka kemi mundur me fitoret tonë. Ne nuk jemi në një ndeshje, apo cikël ndeshjes sportive. Fitorja nuk është qëllimi në vetvete. Por mjeti për të arritur qëllimet tona të përbashkëta.
Kemi arritur të bëjmë një transformim të madh deri në territoret ku shtohen tokat pjellore dhe ku ne së bashkua ia kemi dalë të rrisim në mënyrë të ndejshme prodhimin dhe eksportet bujqësore. Ia kemi dalë të ndërtojmë shkolla të reja, të ndërtojmë hapësira të reja. Ashtu si kundër ia kemi dalë të krijojmë kushte të tjera për ata që kanë nevojë për kujdesin e qendrave mjekësore.
Të jeni të bindur që jam i vetëdijshëm që kemi gjëra të mëdha për të bërë së bashku. Dua të besoj se ky mandat i katërt do jetë moment i rëndësishëm i transformimit të Lushnjës dhe Divjakës, në aspektin e krijimit të një bazë të vërtetë të industrisë ushqimore të vendit, të një rrjeti infrastrukture. Ku ato që janë bërë deri më sot, do të lidhen dhe do të shtohen si një gjerdan shumë i bukur rreth territorit të dy bashkive.”, tha Rama.
Top Channel