Ekskluzivisht në emisionin “Top Story” është publikuar sondazhi i tretë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Associates”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.

Sipas një sondazhi të realizuar, qytetarët shqiptarë duan sërish që kryeministër të jetë Edi Rama.

Sipas të dhënave, Edi Rama kryeson me 50.3% të mbështetjes.

Sali Berisha ndiqet me 33.2%.

Agron Shehaj vlerësohet nga 6.8% e qytetarëve, kurse Adriatik Lapaj mbështetet nga 5.1%.

Ndërkohë, 4.6% deklarojnë se nuk do të votojnë ose kanë refuzuar të përgjigjen.

Krahasuar me sondazhin e dytë të transmetuar në Top Story shifrat për Ramën janë rritur me 1.1% , kurse për Berishën janë ulur me 04%.

Për sondazhin e tretë janë intervistuar 1200 qytetarë nga periudha 26 prill në 3 maj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta