
Ekskluzivisht në emisionin “Top Story” është publikuar sondazhi i tretë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Associates”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
Në sondazhin e zhvilluar nga McLaughlin & Associates është matur perceptimi publik për kryeministrin Edi Rama.
Sipas të dhënave 51.9% e të anketuarve thonë se e pëlqejnë Ramën, nga të cilët 30.3% e pëlqejnë shumë dhe 21.6% disi.
Në anën tjetër, 44.3% thonë se nuk e pëlqejnë, me 13.5% që nuk e pëlqejnë shumë dhe 30.8% që e cilësojnë “aspak të pëlqyer”.
3.2% nuk kanë një mendim të formuar, ndërsa 0.2% e konsiderojnë të panjohur dhe 0.2% kanë refuzuar të përgjigjen.
Për sondazhin e tretë janë intervistuar 1200 qytetarë nga periudha 26 prill në 3 maj.
Në krahasim me sondazhin e dytë, ka një rritje prej 0.1% të pëlqyeshmërisë për kryeministrin.
Sondazhi i dytë:
Top Channel