“Si ndihesh si gruaja më e afërt politikisht me Ramën?”/ Spiropali: Nuk di të përcaktoj gjeografitë e gjithsecilit! Jemi të përkohshëm ne për PS

05/05/2025 21:18

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte e ftuar në “Top Story” në Top Channel.

Ajo u pyet nga autorja dhe moderatorja e emisionit, Grida Duma se si ndihet si gruaja më e afërt politikisht me kryeministrin Edi Rama.

Spiropali u përgjigj duke thënë se “Nuk di të përcaktoj gjeografitë e gjithsecilit. Pozicioni nuk do të thotë se kë ke ngjashmëri, nuk do doja për vetën e as për të tjerët që të bëhen përcaktime të tjera. Nuk është kjo që i përcakton njerëzit, është qesja që kanë ndaj detyrës, pushtetit, që i bënë ata të afërt apo jo. Karrigia ku ulemi nuk na përket dhe sa më shumë nga ne ta kopjojnë aq më mirë do jetë për politikën, shërbimin politik.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta