Sondazhi për Elbasanin/ Për cilën parti do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, rezultatet nga “McLaughlin and Asociates” në TCH

05/05/2025 23:07

Një sondazh i realizuar nga kompania amerikane “McLaughlin & Associates” e transmetuar në emisionin Top Story në Top Channel për qytetin e Elbasanit tregon një epërsi të Partisë Socialiste nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Sipas të dhënave të publikuara, PS do të siguronte 53.2% të votave.

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e cila përfaqëson bllokun opozitar të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, vlerësohet me 33.6% të mbështetjes.

Partitë e tjera marrin përqindje të ulëta:

Koalicioni Euroatlantik – 0.9%

Shqipëria Bëhet – 2.9%

Lëvizja Bashkë – 1.5%

Partia Mundësia – 2.2%

Të tjera – 0.1%

Të pavendosur – 5.5%

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta