
Duka i Sussex, princi Harry ka humbur fazën e fundit të betejës së tij gjyqësore që siguria e tij personale të mundësohet nga policia.
Princi Harry hoqi dorë nga detyra e tij si anëtar i familjes mbretërore në fillim të vitit 2020, gjë që rezultoi në uljen e sigurisë që ai merr në Mbretërinë e Bashkuar.
Ja çfarë ka ndodhur që atëherë.
Shtator 2021: Princi fillon veprime ligjore kundër Ministrisë së Brendshme, e cila është përgjegjëse për vendimin e Komitetit Mbretëror VIP dhe Ekzekutiv (Ravec).
Dhjetor 2023: Fillon seanca e plotë dëgjimore, me Harry-n që thotë në një deklaratë se Mbretëria e Bashkuar është një vend ku ai dëshiron që fëmijët e tij “të ndihen si në shtëpi”, por duke argumentuar se kjo nuk mund të ndodhë “nëse nuk është e mundur t’i mbash ata të sigurt” kur vizitojnë vendin.
Shkurt 2024: Kërkesa e Harry-t hidhet poshtë, me gjyqtarin që vendos se vendimi i Ravec nuk ishte i paarsyeshëm dhe as proceduralisht i padrejtë.
Prill 2024: Princit i refuzohet leja për të kundërshtuar vendimin.
Qershor 2024: Gjykata e Apelit i jep Harry-t të drejtën për të filluar një apel.
Prill 2025: Fillon një seancë dëgjimore dy-ditore në Gjykatën e Apelit.
Top Channel