Incidenti në afërsi të zyrës elektorale të PSD, shpallen në kërkim babë e bir

30/04/2025 13:35

Policia ka zbardhur incidentin e ndodhur dje në Tiranë, pranë zyrave të PSD.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim babë e bir, konkretisht shtetasit L. T., 24 vjeç dhe A. T., 67 vjeç.

Sipas hetimeve dy shtetasit janë konfliktuar për motive të dobëta. Pas konfliktit, shtetasi L. T. është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin A. T., i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar shtetasi L. T., dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë.

U shpallën në kërkim shtetasit L. T., 24 vjeç dhe A. T., 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e djeshme, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër. Pas konfliktit, shtetasi L. T. është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin A. T., i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar shtetasi L. T., dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë. Punohet për kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast dhe për zbardhjen e rrethanave“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta