
Pasuritë që një shtetas dyshohet se i ka blerë me paratë e pista të djalit u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës.
Konkretisht, është sekuestruar një apartament dhe dy makina tip “Renault Scenic” dhe “Lancia Musa” në pronësi të Adriatik Gjinesit.
Nga hetimet, rezultoi se ai nuk justifikon me të ardhurat blerjen e apartamentit dhe makinave. Këto pasuri dyshohet se janë fituar nga djali i tij, Ismail Gjinesi, i dënuar dhe arrestuar për veprën penale ‘Trafikim i personave të rritur’.
Ismail Gjinesi, në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurimit ‘Arrest në burg’.
Top Channel