
Në një periudhë si ajo e fushatës elektorale, kur ndërtimet pa leje lulëzojnë në të gjithë qarkun e Shkodrës, institucionet u treguan të rrepta me një nënë me tre fëmijë jetimë.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Shkodrës ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur Esmeralda Alijahajn, një nënë e re me tre fëmijë të mitur, vetëm pse fshati vendosi t’i ndërtonte një strehë modeste për t’i mbrojtur nga shiu dhe i ftohti. Pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit dhe duke parë gjendjen shumë të rëndë ekonomike të familjes, komuniteti dhe Këshilli i Xhamisë u mobilizuan vullnetarisht për të ndihmuar një familje të rrënuar nga fatkeqësia.
Banorët kërkojnë nga bashkia që të tërheqë gjobën dhe procedimin penal, ose, në të kundërt, të procedojë penalisht gjithë fshatin, sepse ata kanë kryer punimet.
Një vit më parë, kryefamiljari i familjes Alijahaj u nda nga jeta pas një ataku kardiak, dhe familja sot nuk ka asnjë ndihmë tjetër përveç komunitetit të fshatit.
Top Channel