A ka shkelje kontrata e lobimit të PD? Celibashi: S’ka asnjë detyrim të depozitojë dokumente deri 60 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve

29/04/2025 12:03

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi të qëndrojë larg polemikave mbi kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke mbajtur një pozicion neutral.

Top Channel i kërkoi një qëndrim Komisionerit nëse kontrata e demokratëve ishte konform ligjit të partive politike, por kreu i KQZ refuzoi të japë një koment deri në momentin që do këtë mbi tryezë dokumentin.

Për kontratën e Partisë Demoratike garant i pagesave ka dalë shqiptaro amerikane Nuredin Seci përmes fondacionit Make Albania Grait Again.

Neni 21 i ligjit për partitë politike, ndalon  donacionet financiare të huaja, por Komisioneri  as në këtë rast nuk kishte një përgjigje për gazetarët.

Celibashi: Partitë kanë për detyrim të depozitojnë raportin e të ardhurave më 31 mars të vitit pasardhës, subjektet kanë detyrimin të depozitojnë jo më vonë se 60 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, detyrimi për subjektet zgjedhore për të depozituar çdo dokument përfundon 60 ditë pas shpalljes së rezultatit s’ka asnjë detyrim të depozitojë dokumente që tregojnë mbi të ardhurat dhe shpenzimet e tyre, nuk e kemi këtë kontratë dhe për t’ja kërkuar PD në këtë moment, 60 ditë pas shpalljes përfundimtare të zgjedhjeve, në momentin që do ta kemi do japim vlerësimin tonë, nuk kemi çfarë të themi më shumë.

Kreu i KQZ nuk ishte kaq i kursyer në përgjigje kur u pyet për testimin e pajisjeve elektronike që do përdoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndryshe nga sa ndodh përgatitjen e zgjedhjeve  brenda terrorit  shpërndarja e zarfeve të diasporës nga kompania postare po ecën me hapa të breshkës, pasi 30 mijë zgjedhës nuk e kanë marrë ende në dorë fletën e votimit, por për Komisionerin koha është e mjaftueshme që materialet zgjedhore të mbërrijnë edhe të kthehen në kohe në destinacion.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta