Varrimi i Papa Françeskut/ Trump ‘theu’ kodin e veshjes, Biden e Zelensky akuzohen për mungesë respekti!

26/04/2025 13:18

As në funeralin e Papës Françesku, Donald Trumpi nuk i ka shpëtuar polemikave.

Presidenti amerikan akuzohet se theu kodin zyrtar të veshjes në ceremoninë strikte, ku mbërriti me një kostum dhe kravatë blu.

Prej zyrtarëve pjesëmarrës sakaq, ishte kërkuar të mbanin një kostum të errët, me kravatë të gjatë të zezë dhe këmishë të bardhë. Këpucët, çorapet, palltot dhe çadrat gjithashtu duhej të ishin të zeza.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, edhe pse e zëvendësoi veshjen e tij ushtarake tre-vjeçare me një veshje të zezë, nuk mbante kravatë, e ish kreu i shtetit amerikan Joe Biden po ashtu kishte vendosur një kravatë blu.

Të tre tani akuzohen se kanë treguar mungesë respekti në eventin ku pjesa dërrmuese e liderëve botërore ishin me të zeza.

I ulur në rreshtin e parë, mes një sërë personalitetesh të huaj dhe anëtarësh të familjeve mbretërore, Trumpi e kishte stolisur po kështu kravatën e tij me një kapëse që tregonte flamurin amerikan, ndërsa kravata e tij blu ishte edhe me shkëlqim.

E shoqja Melania nga ana tjetër, e cila sot kremton 55 vjetorin e lindjes, e kishte respektuar kodin në maksimum, me një pallto të zezë e një vello dantelle dhe doreza gjithashtu të zeza.

Kritikat ndaj Trumpit vijnë vetëm dy muaj pasi Zelensky u akuzua për mungesë respekti nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë për shkak se nuk mbante kostum gjatë vizitës në Zyrën Ovale – e sipas disa raporteve, presidenti i SHBA-së ishte irrituar nga veshja e tij.

Princi William po ashtu u kritikua për kostumin e tij blu të errët në funeral, megjithëse ishte kujdesur të përmbushte të paktën një tjetër detyrim të rastit, që ishte kravata e zezë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta