Patatja e Divjakës po thahet/ Luhatja e fortë e temperaturave ka dëmtuar edhe pemët frutore në të gjithë zonën

26/04/2025 15:37

Luhatjet e theksuara të temperaturave që po shoqërojnë vendin po sjellin shumë probleme në fushën e bujqësisë.

Pas dëmeve të shkaktuara nga breshëri në zonën e Barbullinjes ku u dëmtuan me dhjetëra hektarë pjeshkë, këtë herë moti shkaktoi dëme në fushat e Divjakës.

Temperaturat e ulëta të disa ditëve më parë dëmtuan bimën e patates. Sipas fermerëve dëmi është shumë i lartë pasi për dy javë do dilnin në treg për shitje.

Siç duken dhe nga pamjet gjethet e tyre janë tharë duke bërë që të ndalojnë dhe zhvillimin normal.

Luhatja e temperaturave po kthehet në një nga fenomenet me shqetësuese për fermerët të cilët shpeshherë gjenden të pa përgatitur duke sjellë kështu dëme të mëdha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta