“Gjestin e dërgoi në finale Rozana”/ Deklarata e Laertit, “ndez gjakrat”! Përplasje mes banorëve
26/04/2025 21:55
Deklarata e Laertit, se Gjesti nuk e meritoi fitoren, ka ndezur debate gjatë “Post Big Brother VIP 4”.
Ka qenë Rozana ajo e cila ka përsëritur se fitorja ishte e merituar dhe se është lumturuar për të.
Nga ana tjetër, Egli ka treguar se tashmë nuk ka vend për dyshim që Gjesti e kishte të merituar fitoren e BBV.
Rozana: Që e kam çuar unë në finale Gjestin nuk është e vërtetë, ai ka shkuar vetë.
Laerti: Mbështetja që i ke dhënë…
Rozana: Unë Gjestit i kam thënë kushdo ta marrë nga ne të dy e meriton dhe bravo i qoftë. Unë doja ta fitoja, e fitoi Gjesti, m’u bë shumë qejfi. E ka merituar bravo i qoftë.
Egli: Jam e mendimit që tani jemi jashtë e kuptojmë që nuk ka vend për dyshim.
Top Channel