“Lufta e Tretë Botërore”/ Pakti i armëve Rusi-Kore e Veriut dhe bombardimet në Kiev, a po ndodh ajo që paralajmëroi Papa Françesku?

25/04/2025 14:25

Raketat e lançuara nga Koreja e Veriut, që u lëshuan nga Rusia për të shkaktuar një masakër në Kiev, janë një dëshmi e qartë e përshkallëzimit të luftës që po përhapet me shpejtësi.

Ngjarja e djeshme është një ilustrim i asaj që Papa Françesku ka paralajmëruar vazhdimisht, një “Luftë e Tretë Botërore pjesë-pjesë” që po bëhet gjithnjë e më reale.

Ky akt agresioni përfaqëson një rreth vicioz, ku armët e dorëzuara nga Koreja e Veriut po rrisin kapacitetin shkatërrues të forcave ruse.

Nga ana tjetër, inxhinierët dhe specialistët e Moskës po kontribuojnë në përmirësimin dhe rritjen e prodhimit të këtyre armëve, duke shtuar tensionet dhe pasigurinë globale.

Ky zhvillim i ri është një tjetër sinjal i një bote që po shkon drejt një përplasjeje gjithnjë e më të afërt dhe të përgjakshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta