Eagle Beat Festival, festivali i parë muzikor në Shqipëri i këtyre përmasave ka ardhur dhe ne duam që ju të jeni pjesë e historisë.

I vendosur pranë Liqenit Artificial, Festivali Eagle Beat është vendi ku muzika, natyra dhe kultura përplasen. Ky është më shumë se një festival, është një lëvizje. Një bashkim i muzikës dhe energjisë.

Në vitin 2024, Eagle Beat i vuri flakën Shqipërisë, kryesuar nga DJ #1 në botë, Martin Garrix. Këtë vit, Eagle Beat Festival vjen për 3 ditë radhazi për një festë të jashtëzakonshme. Më 13, 14, 15 qershor, Tirana do të elektrizohet nga tingujt e muzikës më të mirë nga emrat më të njohur ndërkombëtar.

Thënë kjo, DIMITRI VEGAS & LIKE MIKE, dyshja e famshme e Tomorrowland vijnë për herë të parë në Shqipëri. Po ashtu dhe Hugel, i cili në vitin 2024 arriti një sukses të jashtëzakonshëm me publikimin e “I Adore You”, një bashkëpunim me Topic, Arash dhe Daecolm.

Më shumë se 30 artistë ndërkombëtarë dhe vendas, do të jenë pjesë e këtij festivali marramendës. Por po artistët shqiptarë? Kë do të donte publiku të shihte në Eagle Beat Festival? Nga një “Ask Me A Question” në faqen tonë të Instagramit, përgjigjet e ndjekëve më së shumti ishin për Luiz Ejllin, Redon Beranin, Bletapërtace, Ronela Hajatin dhe Capital T. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar më shumë…

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta