“Ramës i ka humbur mendja”, Berisha nga Vora: Kërkon t’u hedhë hi syve, fyen djemtë dhe baballarët

23/04/2025 18:26

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë e Vorës.

Ai u shpreh se kryeministri kërkon të mashtrojë qytetarët dhe veçanërisht gratë dhe vajzat gjatë takimeve në qytetet e vendit.

Berisha: Ju e keni parë. Edi Rama kalon nga sheshi në shesh me shtërngicë. Domethënë, merr rrogëtarët e shtetit me detyrim dhe i u në karrige të dëgjojnë kllounadën e tij, të dëgjojnë banalitetet e tij.
Dhe ju siguroj ju, nuk është as klloun, dhe nuk e bën as nga budallëku atë shou, atë paraqitje. Ai ka një hall të madh. Ai përpiqet të maskojë, të mbulojë. Së pari, të mos japë asnjë llogari para jush për të gjitha dështime 12 vjeçare.

Ai nuk vjen dot t’u thotë ju, po pse nuk jepen qeratë që ju takojnë? Pse nuk jepen paratë që ju takojnë për të meremetuar apartamentet tuaja? Ai, nuk ju shpjegon ju dot, se pse ndarja e apartamenteve është jotransarente, dhe lista nuk del? Ai, nuk ju thotë ju dot, se pse përfaqësuesi i tij këtu ka 5-fishuar numrin e punonjësve, taksat tuaja e ka shndërruar në rroga të militantëve, dhe një pjesë e mirë e tyre janë në emigracion, çka do të thotë, paratë i ndajnë këtu.

Ai, nuk ju thotë dot ju, pse Preza ka dy orë ujë? Pse Balaqi i ka rrugët copë-copë? Pse nuk ka investime?
Këto, nuk ua shpjegon ju dot ai, sepse të gjitha kanë një emërues të përbashkët: vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen e zyrtarëve të tij dhe të atij. Ai, nuk u thotë dot ju, pse ju paguani 30 euro për kuintal të plehut, që e çoni në Sharrë për t’u djegur? Në një kohë kur, 130 milionë të taksave tuaja janë zhdukur në kontot e tij bankare, dhe ju paguani sikur plehrat digjen, në një kohë kur, nuk digjet asnjë kilogramë.

Prandaj, ai mbledh ata rrogëtarë, e thashë diku tjetër, e them prap këtu sot. I siguroj se, pse shkojnë në mitingjet e tyre, do shkojnë, se i pushon nga puna. Por, ata që zbatojnë ligjin, do jenë njerëz ë nderuar nga ne, dhe i ftoj të votojnë së bashku me ju, ndryshimin dhe rotacionin për shpëtimin e Shqipërisë.

Pra, Edi Rama, nuk është klloun. Jo! Por, për hir të karriges së tij, bën kllounin dhe kaluar kllounit.
I ka humbur mendja. I lejon vetes gjëra që nuk mund t’ja lejojë kurrë një njeri normal dhe mendon se me këto do t’u hedhë hi syve, mendon se me këto gjëra, do të budallepsë njerëzit. Por, shqiptarët janë të mençur, dhe në veçanti gratë, nënat, motrat shqiptare, ku ai po thotë se ka mbështetjen më të madhe. Kam bindje se, ato të para, do t’i japin atij atë që meriton. Njeriut që u përzuri me vjedhjet e tij fëmijët nga vatrat familjare. Njeriu që i fyen bashkëshortët, djemtë, baballarët, burrat, si një ordiner, duke menduar se po bëhet interesant. Mos harroni kurrë, se prapa buzëqeshjeve që krijon, fshihen vjedhje, fshihen drama, fshihet largimi i shqiptarëve nga Shqipëria.
Ndaj dhe, në 11 maj do të jetë dita e pastrimit të shtëpisë. Po!

Po, Edvin, do ta pastrojmë shtëpinë, se Vora dhe Shqipëria nuk bëhen tokë e Zotit, në qoftë se ne nuk pastrojmë shtëpinë nga këto që keni bërë ju këto 12 vite.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta