Kushte të paqëndrueshme atmosferike, si parashikohet moti për këtë të martë Vetëm dy muaj pas shkarkimit nga detyra, arrestohet ish-drejtoresha e Spitalit të Peshkopisë, Irini Shehu. 44-vjeçarja u vu në prangat e Policisë së Dibrës këtë të mërkurë, pasi dyshohet se ka kërcënuar e përndjekur disa persona.
Sipas uniformave blu të Dibrës, ish-drejtoresha ka përndjekur drejtorin aktual të Spitalit të Peshkopisë, Rruzhdi Deda, që e zëvendësoi në këtë detyrë pas shkarkimit të saj, për shkak se goditi me mjete metalike shefin e Financës të spitalit, Shaban Uklala.
Pas ngjarjes, gjykata urdhëroi që 44-vjeçarja të mos ushtrojë më detyrën si mjeke pranë spitalit, urdhër që është thyer këtë të mërkurë nga ish-drejtoresha, e cila ka shkuar në ambientet e Spitalit Rajonal të Peshkopisë dhe ka debatuar me punonjësit.
Kanë qenë pikërisht këta të fundit, që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në ambientet e spitalit, duke prangosur 44-vjeçaren.
Pas shkarkimit nga detyra për dhunën e ushtruar ndaj punonjësit Uklala, ish-drejtoresha Shehu, e cila hetohej në gjendje të lirë, ishte denoncuar edhe nga punonjës të tjerë të spitalit për fyerje dhe kërcënime me mesazhe dhe thirrje telefonike.
Top Channel
Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC zbulon disa nga viktimat e luftës në Iran: Kostoja që po paguajnë të pafajshmit