Veteranët e UÇK nderojnë Azgan Haklajn: Vlerësimi për mua është edhe për Malësinë e Gjakovës

22/04/2025 12:57

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj, aktualisht kandidat për deputet në Koalicionin Euroatlantik, është nderuar në Tetovë në një aktivitet kushtuar heronjve të UÇK-së.

“Ndihem i emocionuar për vlerësimin e madh. Ka tre germa të arta të alfabetit shqip, U.Ç.k. Vlerësimi për mua është edhe vlerësim për familjen time, është vlerësim për malësinë e Gjakovës, është rivlerësim për Tahir Sinanin, gjeneral e kësaj lufte. Është rivlerësim për të parët tanë dhe testamentin që ata na lanë, është besimi në zot, dashuria për atdheun dhe kujdesi për familjen.’ – tha Azgan Haklaj në fjalën e tij.

Aktiviteti solemn kushtuar “heronjve të heshtur të UÇK-së” është i pari i këtij lloji dhe u mbajt nën organizimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Mes të pranishmëve që morën fjalën Shkëlqim Hajdari i cili shtoi se, “Azgan Haklaj bëri një jetë pa asnjë ndërprerje, në mbështetje të luftës për çlirimin nga robëria të shqiptarëve në Kosovë, Preshevë, dhe Maqedoni të Veriut”.

Top Channel